Osmani: Kujtojmë djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë në Srebrenicë

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 27- vjetorin e kësaj masakre nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, presidentja e Kosovës ka përkujtuar të vrarët ne masakrën e Srebrenicës nga forcat serbe në vitin 1995.

Ajo ka thënë se, “27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës , ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe”.

Më tej, Osmani ka thënë se të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër mohimit apo lavdërimit të mizorive të tilla.

“Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”, ka përfunduar Osmani.

Presidentja këtë deklaratë e ka bërë në kuadër të shënimit të 27- vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ku rreth 8 mijë djem të ri dhe burra u pushkatuan, dhe mijëra të tjerë u shpërngulën me dhunë në vende të tjera.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika