Osmani: Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, zbatimi i saj e përshpejton integrimin drejt BE-së

Në Ditën e Kushtetutës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kushtetuta jonë është udhërrëfyese dhe se zbatimi i së njëjtës, sipas saj, na e përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Kushtetutës ka thënë se Kushtetuta e vendit është udhërrëfyese dhe se zbatimi i saj e ndihmon Kosovën drejt integrimit në familjen euroatlantike.

“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka thënë se në këtë ditë, “që është normë supreme, e cila përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”.

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit.

Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të gjithë qytetarëve të vendit.

Lexo më shumë: Sot Dita e Kushtetutës

Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është definuar si një shtet i pavarur dhe sovran, me një sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë.

Kushtetuta e Kosovës, gjithashtu, mbron dhe promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit dhe siguron një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika