Osmani: Ky proces i vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes punës dhe mbështetjes së aleatëve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar, tri shtetet e Trekëndësh  të Weimarit’, për thirrjen që të liberalizohen vizata për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Para e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka komentuar thirrjen e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë,  të cilat ndryshe njehen dhe si i ‘Trekëndësh i Weimarit’, këto tri shtete kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, të premten 16 shtatorit  një deklaratë të përbashkët.

Osmani ka treguar se proces për liberalizimin e vizave për qytetarët Kosovës dhe pse ishte vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes mbështetjes së aleatëve të Kosovës.

“Shumë faleminderit Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave. për popullin e Kosovës. Ky proces i vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes punës së palodhur dhe agjendës së qartë të institucioneve dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka shkruar në Twitter ajo.

Ndërsa kryeministri Kurti, ka shkruar në rrjetin e tij, social Twitter se është duke e pritur me padurim një  vizitë nga krerët e tre vendeve në Republikën e Kosovës.

“Pres me padurim vizitën e tyre të përbashkët”, ka shkruar ai.

“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Ëeimarit”, ka përfunduar Kurti.

Kurti: Liberalizimi i vizave për Kosovën, përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika