Osmani: Lidhja e Prizrenit ishte thirrje për bashkim kombëtar, shërbeu si model i përhershëm për frymëzimin e brezave

Në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Osmani tha se atdhetarët treguan një vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të trojeve shqiptare, duke shërbyer si model frymëzimi për brezat pasardhës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lidhja e Prizrenit ishte një thirrje për bashkim kombëtar.

Në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Osmani tha se atdhetarët treguan një vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të trojeve shqiptare, atëherë kur kombi shqiptar ishte në rrezik.

“Lidhja e Prizrenit i bashkoi shqiptarët e atëhershëm të katër vilajeteve dhe i artikuloi kumbueshëm qëndrimet politike të kombit shqiptar në një moment të rëndë të historisë tonë…ata dëshmuan vetëdije të lartë kombëtare, ata nuk pranuan që trojet shqiptare të mbeteshin në okupim dhe as që të bëheshin pre e fqinjëve gllabërues”, tha Osmani. “Ishte thirrje për zgjim dhe bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi…”

Ajo ka thënë se Lidhja e Prizrenit, të cilën e quajti “platformë nacionale”, mbetet një model i përhershëm që frymëzoi breza të tërë, njërin pas tjetrit.

“Lidhja e Prizrenit përvjetorin e së cilës po e shënojmë sot ka shërbyer si model i përhershëm nga i cili janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh, e politikanësh. Dhe nga i cili kanë buruar projekte të tjera përbashkues të tipit nacional- kulturorë sikurse ai i viteve të 90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, projektin më të madh modern të shqiptarëve”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani tha se veprat e Lidhjes së Prizrenit mbesin një “brumë frymëzimi”.

Të shtunën e 10 qershorit mbushen 145 vjet që nga fillimi i organizimit dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor të vitit 1878.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika