Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se liria e medias është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani e ka shkruar këtë me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

”Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar“, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu ka deklaruar se Kosova ka arritur përmirësim në këtë sferë.

”Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu renovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme“, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika