Osmani: Liria jonë mban vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 24-vjetorin e rënies së tij. Ajo ka theksuar se komandanti Agim Ramadani ishte njeriu i penës, brushës e pushkës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 24-vjetorin e rënies së tij.

Osmani ka thënë se liria e vendit mban vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë.

“24-vjet më parë Agim Ramadani u përjetësua në hero, u bë lajmëtar i lirisë bashkë me luftëtarët e UÇK-së, vullneti dhe guximi i të cilëve theu kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e vendit ka shtuar se komandanti Agim Ramadani ishte njeriu i penës, brushës e pushkës.

Sipas saj, ai është personifikim i lirisë, rrugës deri te ajo, por edhe lavdisë së përhershme.

“Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë, të cilët e përmbushën idealin e brezave, mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën dhe përcaktuan rrugëtimin e shtetit të Kosovës”.

Po ashtu, Osmani ka theksuar se luftëtarët do të përkujtohen përherë duke përmbushur çdo ditë testamentin e tyre për Republikën.

“Përkulemi me respekt para heroizmit të Agimit me bashkëluftëtarë, do t`i kujtojmë përherë dhe do ta përmbushim çdo ditë testamentin e tyre për Republikën”.

Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më tre maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht duke mos vdekur kurrë. Po ashtu, njihet me emrin konspirativ-Katana.

Agimi la pas vetes tre fëmijë, djemtë Jetonin dhe Edonin dhe vajzën Lorinën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika