Osmani: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen reciproke
Presidentja, Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët. Gjithashtu sipas Osmanit duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës. Ajo këto deklarata i bëri në Konferencën e 6-të të ambasadorëve, organizuar gjatë mbrëmjes të së hënës nga […]
Presidentja, Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët.
Gjithashtu sipas Osmanit duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës.
Ajo këto deklarata i bëri në Konferencën e 6-të të ambasadorëve, organizuar gjatë mbrëmjes të së hënës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Osmani tha se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur mbi politikën tonë të jashtme, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika e jonë e jashtme.
“Politika jonë e jashtme duhet të jetë çdo herë në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj dhe bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike dhe ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicionalë strategjikë, andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi”, ka thënë Osmani, shkruan KP.
Osmani ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë për të cilin fajësoi këtë të fundit për bllokimin e procesit.
“Procesi i dialogut u bllokua dhe u minua nga veprimet obstruksioniste të regjimit në Serbi duke pamundësuar progresin dhe arritjen e marrëveshjeve në shumë fronte, përfshirë edhe marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë, mos implementimin e marrëveshjes në fushën e energjisë, mos implementimin e marrëveshjeve të tjera… Marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët dhe duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.















