Osmani: Marrëveshja me MCC-në do të garantojë stabilitet energjetik

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar se marrëveshja mbi 200 milionëshe me MCC-në për sektorin energjetik në Kosovë do të sigurojë stabilitet dhe do të mundësojë tranzicion në energji

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Në ditën kur pritet të ratifikohet në Kuvend marrëveshja në mes të Kosovës dhe MCC-së për sektorin energjetik, ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se kjo marrëveshje “në shumë prej 236.7 milionë dollarësh përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash”.

Ky investim, sipas presidentes Osmani, do ta përgatisë Kosovën për tranzicion energjetik.

“Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Po ashtu, sipas presidentes, investimi i MCC-së do të kontribuojë edhe në avancimin e grave në Kosovë.

Në fund, Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Marrëveshja me MCC-në pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në deklaratën e tij të dhënë ditën e mërkurë në Washington, ka bërë të ditur se marrëveshja e nënshkruar me MCC-në pritet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës të enjten gjatë seancës.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në orën 10:00 në seancë të re, ku në rend të ditës do të jenë tetë pika, por rendi i ditës mund të ndryshohet me propozim të deputetëve në mënyrë që t’i hapet rrugë ratifikimit të marrëveshjes 236.7 milionëshe për sektorin energjetik.

Marrëveshjen pritet ta votojnë edhe deputetët e opozitës, e cila konsiderohet si marrëveshje ndërkombëtare dhe për të nevojiten 2/3 e të gjithë deputetëve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika