Osmani: Mbështetja e ShBA-së për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme

Kryeministri, Albin Kurti (në të djathtë), Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier dhe Presidentja, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur pas arritjes së marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave në Bruksel edhe  për këtë ka shprehur mirënjohjen e saj për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovener.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel”, ka shkruar në Twitter Osmani.

“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme”, ka theksuar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se Kosova është mirënjohës ndaj ShBA-së.

Ndërsa kryediplomati evropian, Josep Borell ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

“Ne kemi nje marreveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Borrell.





Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika