Në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke premtuar se do të luftojë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo në botë, kujtoi se populli i Kosovës e ka kaluar këtë vuajtje.

Osmani ka theksuar se mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit. Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese. Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, ka shkruar Osmani në platformën X.

During the last war in Kosovo, over half of our population became refugees as a result of Milosevic’s genocidal actions.

Each and every one of us carried a story, a livelihood.

The people of Kosovo understand the profound suffering and sacrifice of refugees worldwide. On this… pic.twitter.com/cZyxRQ6nXN

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2024