Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shpërndarë disa fotografi nga festa e mbrëmshme në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, për nder të pavarësisë së tyre. Në foto shihet ajo me ambasadorin Jeff Hovenier, me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e kështu me radhë.

Osmani shkroi në Facebook se mbrëmë nuk e kanë festuar vetëm pavarësinë e ShBA-së, por edhe miqësinë e përhershme që ka Kosova me popullin amerikan.

May be an image of 9 people and lighting

“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë”, ka thënë Osmani.

Në këtë ceremoni ishin ftuar liderët shtetërorë, partitë politike, pozitë e opozitë, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile e shumë të tjerë.

May be an image of 5 people, drink and crowd

No photo description available.