Osmani më 14 nëntor mban takim konsultativ me subjektet politike për zgjedhjet në veri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 11 nëntorit u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri të vendit. Megjithatë, Zyra e Presidencës ka deklaruar se takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor. Zgjedhjet […]





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 11 nëntorit u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri të vendit. Megjithatë, Zyra e Presidencës ka deklaruar se takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.
Zgjedhjet siç njofton Presidenca e Republikës së Kosovës, do të mbahen për të zgjedhur kryetarët e katër komunave që janë, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.
Një ftesë e tillë për caktimin e datës së zgjedhjeve ka ardhur pasi kryetarët e katër komunave të lartcekura kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Vlen të theksohet, se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.




















