E para e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Forumin e Paqes në Paris. Ajo ka bërë një postim në Twitter ku ka thënë se është takuar me miq dhe aleatë të Republikës së Kosovës.

Osmani miq dhe aleatë i ka quajtur homologët e saj nga Maqedonia e Veriut dhe Hungaria Estonia dhe Liberia.

Edhe për presidenten e Kosovës, “bashkëpunimi me miq dhe aleatë është parësor teksa përpiqemi t’i tejkalojmë sfidat e përbashkëta në Evropë dhe më gjerë”.

Cooperation with friends and allies is paramount as we look to overcome common challenges in Europe and beyond.

During the @ParisPeaceForum, a pleasure to catch up with Presidents 🇪🇪 @AlarKaris, 🇱🇷 @GeorgeWeahOff, 🇭🇺 @KatalinNovakMP and 🇲🇰 @SPendarovski. pic.twitter.com/L9GZ2uh8Eq

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 12, 2022

Presidentja Osmani së bashku me Prindonin në darkë te Macron në Pallatin Élysée

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se janë pritur në darkë së bashku me burrin e saj, Prindon Sadriu, nga presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me Zonjën e Parë, Brigite Macron, kanë pritur në darkë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shpërndarë disa foto gjatë takimit me të parin dhe të paren e Francës.

Osmani në një diskutim gjatë së premtes së 11 nëntorit që po mbahet në margjinat e Forumit të Paqes në Paris ka folur dhe rreth luftës së Rusisë në Ukrainë dhe ka potencuar se agresioni rus mbi popullin ukrainas duhet të ndalet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Zotëriu i Parë, Prindon Sadiru, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigite Macron

Në këtë rast, presidentja Osmani ka kujtuar edhe luftën në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 duke ritheksuar se fuqia më e madhe qëndron te partneriteti.

https://www.dukagjini.com/presidentja-osmani-se-bashku-me-prindonin-ne-darke-te-macron-ne-pallatin-elysee/