Osmani: Me metoda terroriste Serbia po i frikëson serbët e Kosovës

“Serbët e Kosovës janë nën trysni, jo nga Qeveria e Kosovës, por nga Qeveria e Serbisë”.

Kjo është kundërpërgjigja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj akuzave të presidentit të serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Këshillin e Sigurimit.

Osmani në fjalën e saj tha se serbët e Kosovës po përdoren e po frikësohen nga pushteti në Serbi përmes metodave të tyre terroriste.

Ajo tha se Serbia vazhdimisht bën përpjekje që ta pengojë integrimin e serbëveë të Kosovës. Ajo i përmendi djegiet e veturave dhe presionin e kërcënimet që u janë bërë zyrtarëve serbë që kanë punuar në institucione publike në Kosovë.

“Kryersit e sulmit në Banjskë dhe NATO-s sillen lirshëm në Serbi, ata vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha financiare. Pas sukseseve në KiE, Serbia eskaloi dhunën duke i cenu qytetarët serbë dhe  dhe shqiptarët në kufi.  Kanë konfisku dokumente personale, i kanë marrë në pyetje, fëmijë e gratë. Dejan Jankoviq, zv drejtor i policisë është burgosur duke theksuar qëndrimin e Serbisë që t’i kërcënojë serbët e Kosovës. Serbia vazhdimisht bën përpjekje të vazdhueshdme për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur akte kriminale e terroriste duke ushtru kontrolle për të shpërnda frikën te qytetarët serbë në Kosovë. Serbët që janë integruar janë detyru që të japin dorëherqje, sulmet ndaj pronave të tyre, shkatërrimi dhe rreziku për jetën për ti detyru të dalin nga institucionet janë skenarë të shpeshte për ata që refuzojnë të dalin nga institucionet”, tha ajo.

Ajo përmendi edhe bojkotin e serbëve në veri për për shkarkimin e kryetarëve në veri. Ajo tha se serbët nuk dolën për të votuar për shkak të presionit nga Vuçiq përmes Listës serbe.

“Imagjinojeni një politikan serb la lule në varrin e një vazje të vogël të vrarë në luftë, ai u burgos e u torturua nga Serbia. Ky është fati i gjithë serbëve që nuk i përmbahet linjës së Serbisë. Serbët e Kosovës janë detyru të mos dalin në votime vitin e kaluar, edhe njëherë i ofruam që të zgjedhin kryetarë të ri, kjo mundësi nuk u përdor si duhet për shkak të trysnisë nga Beogradi e orkestruat nga Lista Serbe. Kosova i ka përmbajtur vlerat demokratike duke demostru përmbajtej të standardeve… “

Osmani theksoi se Serbia vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet e arritura derisa shtoi se Kosova është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen në plotni.

“Serbia na mban ligjërata ti përmbushin marrëveshjet, ata asnjë marrëveshje nuk e zbatojnë. Kur vjen te marrëveshja e Brukselit, ajo ka 11 nene, Vuciqi duhet të tregoj a e pranon marrëveshjen, sikurse ka thënë që nuk e pranon. Në anën e Kosovës, jam këtu, qëllime te Kosovës janë që ta implementojnmë këtë marrëveshje, pa kusht”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës, e përmendi edhe kundërshtimin dhe përpjekjet për ta ndalur anëtarësimin e Kosovës në KiE nga Kosova. Ajo tha se nëse njëmend Vuciqi është për t’i avancuar të drejtat e serbëve në Kosovës, duhet të jetë më i zëshmi pro anëtarësimit të Kosovës e jo kundër.

Nëse Vuciqi brengoset përnjëmend për qytetarët e tij, nuk është vuciq që shkon kundrejt anëtarësimit të Kosovës në KiE. Nëse qëllimi i tij është t’i drejtojë të drejtat e serbëve, duhet të jetë avokat i fuqishëm për pranimin e Ksoovës në KiE që dmth më shumë të drejta të njeriut për serbët jo më shumë

Lajmi ne perditesim….

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika