Osmani: Me Qendrën e kërkim-shpëtimit, FSK-ja po i tregon botës rëndësinë e shpëtimit të jetëve

“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ekipi ynë i kërkim-shpëtimit ka kryer, kjo është një ditë vërtetë e mirë", kështu ka deklaruar presidentja Osmani para pjesëtarëve të FSK-së në përmbyllje të ushtrimit ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vjosa Osmani ka thënë se FSK-ja nëpërmjet Qendrës së kërkim-shpëtimit, i ka treguar botës rëndësinë e shpëtimit të jetëve.

Osmani nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për kërkim-shpëtim e FSK-së, ku është përmbyllur ushtrimi ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”, ka thënë se qëndron para pjesëtarëve të FSK-së me krenari dhe e impresionuar.

“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ekipi ynë i shpëtimit ka kryer, kjo është një ditë vërtet e mirë. Qendra stërvitore e ekipit ndërkombëtar të Kosovës për kërkim-shpëtim vazhdon të bëjë një punë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Osmani, raporton EO.

E para e vendit, ndër të tjera, ka thënë se FSK-ja dhe Qendra e kërkim-shpëtimit, po ecin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të veçanta për të kontribuuar në paqe.

Osmani, mes të tjerash, ka thënë se kjo Qendër po mbledh pjesëtarë nga e gjithë bota.

“Ky eveniment mblodhi së bashku 16 pjesëtarë nga Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndoqën kursin dhe ushtrimet duke demonstruar aftësi profesionale në kërkim-shpëtim dhe duke shkëmbyer njohuri dhe praktika më të mira për të shërbimet e kërkim-shpëtimit kudo në botë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka folur edhe për misionin e FSK-së gjatë tërmetit në Turqi.

“Fatkeqësia në Turqi tregoi te të gjithë rolin e kërkim-shpëtimit në shpëtimin e jetëve, shumë nga pjesëtarët e kërkim-shpëtimit nga FKS-ja që ishin në Turqi për të kryer këtë mision dhe na kanë bëtë të gjithëve krenarë për shërbimin që kryen dhe lutjet tona janë me të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit në Turqi”.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika