Osmani: Meja është “Srebrenica e Kosovës”, vendi i të vërtetës sonë

Në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Meja është vendi i të vërtetës sonë dhe rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore "të këputura brutalisht"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës ka thënë se Meja është vendi i të vërtetës sonë, duke e cilësuar atë si “Srebrenica e Kosovës”.

“Meja është vendi i të vërtetës sonë, është rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore të këputura brutalisht, është Srebrenica e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se sot së bashku me familjarët, kanë ndarë dhimbjen e madhe, e cila sipas saj, është dhimbje e gjithë Kosovës.

Presidentja është shprehur se Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë nga e vërteta dhe drejtësia.

“Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika