Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, u është drejtuar mërgimtarëve tanë kudo që ndodhen jashtë vendit.

Presidentja Osmani ka thënë se ata që jetojnë në diasporë janë zemra dhe shpirti i Kosovës.

Ajo u ka bërë thirrje të vijnë sa më shumë në atdheun e tyre.

Siç ka theksuar ajo, Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për mërgimtarët.

“Këto ditë, Kosova frymon me ju mërgatë e dashur. Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura, sepse ju i jepni shpirt Kosovës!”, ka shkruar Osmani mes të tjerash në Facebook.