Osmani merr pjesë në ceremoninë e “Earthshot Prize”, ulet afër princit William
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e “Earthshot Prize”, një nismë nga princi William, për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore që po përballet planeti. Këtë e bëri të ditur vetë Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ceremoni. “Isha e nderuar të marrë pjesë […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e “Earthshot Prize”, një nismë nga princi William, për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore që po përballet planeti.
Këtë e bëri të ditur vetë Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ceremoni.
“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”, ka shkruar Osmani.















