Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Pelosi

Vjosa osmani në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, (SHAB), nuk është pritur nga homologu i saj presidenti i SHBA-ve Joe Biden, por vetëm me rangun e ulët diplomatik dhe me organizatorët e takimeve të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë përmbylljes se vizitës së saj në SHBA, mori pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për nder të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Është bërë e ditur se Osmani dhe Pelosi, temë të diskutimit kishin gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti të Ballkanit.

Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit dhe komunikimit të vazhdueshëm në të dyja anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.

Në darkë presidentja Osmani pati rastin të takohet edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorët Bob Menendez e Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Presidentja  Vjosa Osmani, po qëndron në Uashington me ftesë të organizatorëve të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Ndërsa në të kaluarën krerët e shtetit të Kosovës janë pritur në Shtëpinë e Bardhë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika