Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Podgoricë, Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, ku thuhet se në këtë Samit, presidentja Osmani “do t’u bashkohet krerëve të 13 shteteve”.

Në Samit do të diskutohet rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kjo për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.