Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në samitin e radhës për Ukrainën.

Ajo u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë në samitin që kësaj radhe u mbajt në Nju Jork.

Në kudër të samitit, Osmani është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botërorë në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në Nju Jork, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”- ka shkruar Presidentja Osmani.

Në këtë samit po ashtu ishin liderë botërorë si Volodymyr Zelenskyy, pastaj edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e të tjerë.

Borrell – Liderëve të Ballkanit: Duhet të merrni vendime të guximshme për të ecur drejt integrimit