Osmani mirëpret ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO: Radhën e kanë Kosova, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pret që radhën ta kenë Kosova, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina që të anëtarësohen në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Turqisë për të hequr bllokadën ndaj Suedisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se pret që radhën ta kenë Kosova, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina.

“Lajm i shkëlqyer!. Radhën e kanë Kosova, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se shteti i tij ka bërë një hap të madh drejt anëtarësimit në NATO pas arritjes së marrëveshjes me Turqinë.

“Është ndjenjë shumë e mirë. Ky ka qenë qëllimi im për një kohë të gjatë dhe besoj se kishim një përgjigje të mirë sot dhe ndërmorëm një hap të madh drejt anëtarësimit”, tha Kristersson pas takimit me liderin turk dhe shefin e aleancës.

Në një deklaratë të ndarë u njoftua se Suedia dhe Turqia kanë arritur marrëveshje.

Turqia ka bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.

Më herët gjatë të hënës, Erdogan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika