Osmani: Mujë Krasniqi me shokë dhanë jetën duke mbrojtur dinjitetin e kombit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së.

Osmani tha në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit të Kosovës, Mujë Krasniqi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës duke mbrojtur, sipas saj, dinjitetin e kombit me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë.

“Sot, kujtojmë me respekt dhe krenari 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, për lirinë e Kosovës.

Në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit tonë, Mujë Krasniqi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës, duke mbrojtur dinjitetin e kombit tonë me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë. Në një përballje të ashpër në Pashtrik, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ai dhe 41 ushtarë të UÇK-së, dhanë jetën, duke u bërë pishtarë të lirisë sonë. Sot, emri i tij dhe bashkëluftëtarëve është i skalitur në historinë tonë dhe frymëzon brezat për ta mbrojtur lirinë dhe Republikën.

Lavdi përjetë Mujë Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës! “, shkroi Osmani.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika