Osmani: NATO në deklaratën e përbashkët u pajtua për ta shqyrtuar sa më parë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Kartë
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se është mbajtur takimi joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA-Karta e Adriatikut, ku kanë nisur një inciativë të re të konceptit strategjik. Kjo, sipas kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me “forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të […]
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se është mbajtur takimi joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA-Karta e Adriatikut, ku kanë nisur një inciativë të re të konceptit strategjik.
Kjo, sipas kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me “forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendeve të Kartës që janë anëtarë të NATO-s” dhe me “angazhimin dhe përfshirje më e madhe e vendeve të Kartës që nuk janë anëtare të NATO-s”.
“Zgjerim i bashkëpunimit rajonal për temat dhe çështjet që janë aktuale në NATO, si ballafaqimi me kërcënimet hibride dhe kibernetike, komunikimet strategjike”, ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, Osmani ka thënë se në deklaratën e përbashkët janë dy mesazhe të rëndësishme.
“Mbështetje për politikën e dyerve të hapura të A5 përmes gatishmërisë për ta shqyrtuar sa më parë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Kartë”.
“Mbështetje e fuqishme e shteteve anëtare për Ukrainën dhe dënim i agresionit ushtarak rus”, ka përfunduar Osmani.















