Osmani nderon Elbenita Kajtazin me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”

Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore shqiptare në skenën ndërkombëtare, afirmimin e Republikës së Kosovës, dhe mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare në botë është nderuar sopranoja Elbenita Kajtazi nga Presidentja Osmani

Sopranoja e njohur, Elbenita Kajtazi, është nderuar me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës” nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kajtazi me anë të një njoftimi në Facebook. Ajo ka theksuar se sa e gëzoi ky nderim i Osmanit, i ka dhënë edhe një obligim.

“Ardhja kësaj herë në atdhe më mbushi, përveç me dashurinë e pakursyeshme të familjes e  të miqve, edhe me një kënaqësi të paprovuar deri më tani. Ishte kjo ftesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe dekorimi me titullin Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës me motivacionin: ‘Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare, gjithandej nëpër botë“ Kjo, sa më gëzoi, po aq më ngarkoi me një obligim shtesë, që ta përfaqësoj edhe më mirë atdheun tim dhe veten në skenat botërore të Operës…”, ka shkruar Kajtazi.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika