Osmani në 25-vjetorin e Masakrës së Izbicës: 147 civilë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se para 25 vjetësh në Izbicë forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj teksa ka thënë se ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë

Presidentja Vjosa Osmani, i uron shërim të shpejtë princeshës së Uellsit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e Masakrës së Izbicës ka thënë se mizoria e shfaqur në Izbicë mbetet e skalitur në kujtesën e vendit, duke sjellë në vëmendje çmimin e lirisë.

E para e vendit ka thënë se para 25 vjetësh, forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj, teksa ka thënë se ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë.

“Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes. Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjellë në vëmendje çmimin e lirisë. Ndaj sot kujtojmë 25-vjetorin e Masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë”, ka deklaruar Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se në tentim për t’i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë.

Sipas Osmanit, kujtimi për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbahen gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën u kalua dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi.

“Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 147 të vrarët në Izbicë”, ka theksuar presidentja.

Sot bëhen 25 vjet nga Masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika