Osmani në Austri: Integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar si një nga folëset në Forumin Evropian të Alpbach-hut, ka thënë se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën. Në një postim të shkruar në Facebook, Osmani ka thënë se “Një Evropë e guximshme”, ishte tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach. “Pavarësisht se është rrugë e […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar si një nga folëset në Forumin Evropian të Alpbach-hut, ka thënë se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.
Në një postim të shkruar në Facebook, Osmani ka thënë se “Një Evropë e guximshme”, ishte tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach.
“Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën. Familja euroatlantike është familja jonë’, ka shkruar ajo.
Sipas saj, zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe e vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme.
Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota, për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.















