Osmani në ceremoninë e “Prishtina Mall”: Kosova është shtet i vogël por mundësitë e investimeve janë të mëdha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të qendrës tregtare “Prishtina Mall”.

Në një fjalë rasti, Osmani tha se sektori privat është shtyllë e suksesit ekonomik të cdo vendi dhe se ndikon në uljen e papunësisë dhe varfërisë.

“Prishtinë Mall, do të luajë rol jo vetëm në krijimin e vendeve të punës por edhe të mundësive të shumta për qytetarët. Sektori privat është shtylla kurrizore e suksesit ekonomik të cdo vendi, i cili ndikon direkt në uljen e shkallës së papunësisë dhe të varfërisë, një synim ky edhe i politikave të shtetit tonë”, tha ajo.

Hapja e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, sipas Osmanit, tregon se përkundër që Kosova është vend i vogël ajo mund të ofrojë mundësi të mëdha për investime.

“Hapja e kësaj qendre tregon se Kosova, ka një klime të përshtatshme jo vetëm për investitor vendës por edhe të huaj. Republika e Kosovës, është shtet i vogël por mundësitë e investimeve janë të mëdha. Institucionet e Kosovës, kanë bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, një parakusht, për tërheqjen e investimeve direkte në vendin tonë”, ka thënë ajo.

Presidentja e Kosovës, tha se pret nga drejtuesit e kësaj qendre që t’i trajtojnë punëtorët dhe qytetarët me dinjitet.

“Biznese të tilla si Prishtina Mall, janë mundësi e madhe dhe përgjegjësi e madhe, kjo qendër presim jo vetëm të ketë sukses në biznes por edhe të funksionoj me integritet dhe etikë, t’u shërbej nevojave të qytetarëve de t’u trajtojë punëtorët me dinjitet”, tha Osmani”, u shpreh Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika