Osmani në ditën e kushtetutës bën thirrje për mbrojtje të sovranitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot (e shtune) më 9 prill janë bërë 14 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila pas ratifkimit hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta e Kosovës ka gjithsej 14 kapituj dhe 162 nene.

“Në përvjetorin e Kushtetutes, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook.

Kushtetuta e Kosovës

Në Kushtetutën e Republikes së Kosovës thuhet se liderët politikë janë të vendosur për të ndërtuar një shtet të lirë, të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë.

Të zotuar që Kosova do të jetë shtet i prosperitetit social dhe të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në botë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika