Osmani në Finlandë, merr pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit

Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë.

Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Në njoftimin e zyës së presidencës thuhet se “në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu”.

Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.

Pas vdekjes së Ahtisaarit ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, duke e cilësuar vizionar e paqe-bërës që do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës. Ngushëllime ka shprehu edhe kryeministri Albin Kurti duke ri-kujtuar kontrubutin e Ahttisarit si një diplomat i shquar dhe kampion të paqes.

Pos tyre në nderim të ish-presidentit finlandez kanë reaguar edhe krerët e opozitës e po ashtu ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili atë kohë ishte president me Agim Çekun kryeministër.

Sejdiu në llogarinë zyrtare në “Facebook” ka kujtuar historikun e gjatë të takimeve me diplomatin finlandez dhe porositë indirekte për delegacionin e Kosovës, rrugëtimi i së cilit u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë.

Vdiq Marti Ahtisaari, “Arkitekt-i” i shtetit të Kosovës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika