Osmani në Greqi do të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Evropës Juglindore

Presidentja Vjosa Osmani në Greqi, në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Për t’iu treguar rolin e Kosovës në  ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjithashtu, Osmani do të marrë pjesë në një darkën zyrtare të Samitit me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe me Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani të enjten e nëntë qershorit  është nisur për në Greqi ku do të marrë pjesë në Samitin Vendeve të Evropës Juglindore.

Osmanin në këtë samit do t’iu bashkëngjitet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

“Në këtë Samit të SEECP-së, Presidentja Osmani do të flasë edhe për rolin që Republika e Kosovës po luan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon; rëndësinë e bashkëpunimit rajonal duke u bazuar në parimet e barabarësisë dhe gjithëpërfshirës, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe vendet e tjera demokratike në rajon” thuhet në Komunikatën e zyrës së presidentes Osmanin.

Ndërsa, përgjatë këtij Samitit të SEECP-së, Presidentja Osmani do të ketë takim bilateral me nikoqirin e Samitit, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe me pjesëmarrës tjerë.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në darkën zyrtare të Samitit me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe me Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika