Osmani: Në guximin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, gjejmë frymëzimin e në sakrificën e tyre heroizmin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 42-vjetorit të vrasjes së Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës, ka përkujtuar ata së bashku me Kadri Zekën. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, të nderit dhe të lirisë. “Në guximin […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 42-vjetorit të vrasjes së Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës, ka përkujtuar ata së bashku me Kadri Zekën.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, të nderit dhe të lirisë.
“Në guximin e tyre, gjejmë frymëzimin, e në sakrificën e tyre heroizmin! Në 42 vjetorin e vrasjes, sot nderojmë tri personalitete të guximshme, të cilët ishin cak i një atentati politik dhe u përjetësuan në heronj”.
Osmani ka thënë se ata do të nderohen përgjatë gjithë brezave të ardhshme.
“Të tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun”, shtoi ajo.
















