Osmani në mes të Beogradit ngre çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

“Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe përmes planit shtatë pikash, si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”.

Kështu është shprehur të enjten kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Beograd, ku po qëndron në vizitë pune në rolin e kryesuesit të OSBE-së.

Osmani, mes tjerash, në konferencën për media ka thënë se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit, i cili u mbajt në Ohër, me çka edhe më tej u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklaratën e tij:

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika