Osmani në Samitin e Pragës: Po përballemi me sfida por të bashkuar do t’ia dalim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndonëse Evropa po përballet me sfida të mëdha, sipas saj nëse rrinë të bashkuar do të arrihet suksesi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili po zhvillohet në Pragë të Çekisë, ka thënë se Evropa po përballet me sfida të mëdha, por sipas saj nëse qëndrojnë të bashkuar do të arrihet suksesi.

Ajo ka theksuar se në margjina të këtij samiti do të takohet me liderë të Evropës.

“Jam këtu në emër të Republikës së Kosovës, ta përfaqësoj shtetin tim në këtë platformë të re e të rëndësishme. Ka mundësi të barabartë të dëgjohet zëri ynë, idetë dhe veprimet për t’u përballur me këto sfida. Shikoj para të marr pjesë në këtë mbledhje dhe do të kem edhe takime bilaterale me liderët e Evropës. Ajo që po përballemi është sfidë e madhe, por nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses’, ka thënë Osmani, shkruan KP.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë takim trilateral të enjten e gjashtë tetorit në Pragë të Çekisë.

Osmani do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, kanë bërë të ditur burimet për Portalin Dukagjini.

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane do të takohen në Pragë të Çekisë për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave.

Ky takim, po ashtu, është për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane, një ide që fillimisht është promovuar në maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ndërsa një ditë më pas, më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të Bashkimit Evropian që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës.

Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Pragë ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Para liderëve evropianë, e para e vendit do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ky takim vjen pesë muaj pasi komuniteti u ngrit fillimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron, si një përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rishikimit të plotë gjeopolitik që ajo shkaktoi në kryeqytetet evropiane.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika