Osmani në samitin për Ukrainën: Tregova historinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë për paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër për të mbështetur përpjekjet e presidentit ukrainas për paqe, duke ndarë rrëfimin e popullit të Kosovës dhe angazhimin e vendit për paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes, në Zvicër.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën, i cili u organizua në Zvicër, për të mbështetur përpjekjet e presidentit ukrainas për paqe.

Në një video përmbledhëse nga samiti, Osmani ka theksuar se përgjatë samitit ka ndarë rrëfimin e popullit të Kosovës dhe angazhimin e vendit të saj për paqe në Ukrainë dhe në botë.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditëshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Samiti i mbajtur më 15-16 qershor ishte përpjekja më e fundit e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të marrë mbështetje nga liderët globalë, për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, e cila është një nga konfliktet më të mëdha në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zvicra u angazhua si vendi nikoqir për të ndihmuar në hapjen e rrugës për një proces paqeje në të ardhmen, i cili do të përfshinte edhe Rusinë.

Megjithatë, presidenti Zelensky nuk dëshironte që Rusia të ftohej në këtë samit në kohën aktuale.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika