Osmani në Spanjë për Komunitetin Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 5 tetorit do të qëndrojë në Spanjë.

Në qytetin Granada, ajo përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, po në Granada, një ditë pas, pra të premten më 6 tetor, BE-ja mban takim joformal të liderëve të bllokut.

Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit mbi policinë kosovare, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj.

Sikur takimi i Komunitetit Politik Evropian, ashtu dhe mbledhja joformale e krerëve të BE-së, mbahen në Spanjë, kjo pasi ky shtet, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mban presidencën e BE-së deri ditën e fundit të këtij viti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika