Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Siç njofton presidenca, në këtë takim Osmani dhe Guerot diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend.

Po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.