Osmani në takim me drejtorin e IPK-së: Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme
Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme është takuar me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj. Osmani me Hodajn në njoftim thuhet se diskutuan për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni. Presidentja Osmani ka potencuar se çdo ditë, inspektorët policorë me përgjegjësi, guxim dhe integritet i shërbejnë shtetit. “Puna që ata bëjnë nuk është […]
Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme është takuar me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj.
Osmani me Hodajn në njoftim thuhet se diskutuan për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni.
Presidentja Osmani ka potencuar se çdo ditë, inspektorët policorë me përgjegjësi, guxim dhe integritet i shërbejnë shtetit.
“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, ka thënë Osmani.















