Osmani në tubimin e LDK-së: Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, gjatë “tubimit të bashkimit” të kësaj partie, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka të vërtetën në anën e saj, derisa ka akuzuar partinë në pushtet për propagandë.

Osmani tha se përkushtimi i LDK-së nuk do të ndalet, pasi sipas saj, faktet dhe e vërteta janë në anën e tyre.

“Ky përkushtim nuk do të ndalet sado që dikush mund ta dëshirojë një gjë të tillë, sepse faktet janë të forta dhe janë në anën tonë. E vërteta është në anën tonë, ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”, u shpreh ajo.

Ajo kritikoi edhe ata që, sipas saj, e konsiderojnë veten të pazëvendësueshëm duke mbajtur qytetarët “peng të frikës dhe viktimë të linçimeve”.

Ajo shtoi se ka nga ata që “nuk mund ta ngrenë flamurin as në forumet e brendshme e lëre më në forumet ndërkombëtare”.

“Ka nga ata që e quajnë veten të pazëvendësueshëm pikërisht duke e mbajtur qytetarin peng të frikës e viktimë të linçimeve. Kush do e kishte imagjinuar që 27 vjet pas luftës, dikush do të konsideronte kësi pengesë veç pse i janë hapur dyert Kosovës, pengesë veç pse flamuri i Kosovës nisi të ngrihej nëpër forume botërore, pengesë nga ata që nuk mund ta ngrenë flamurin as në forumet e brendshme e lëre më në forumet ndërkombëtare”, u shpreh ish-presidentja.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika