Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: Orientimi strategjik i Kosovës është NATO
27 nëntori shënon “Ditën e Forcës” ku ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur” due filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00. E kazermën “Adem Jashari” në këtë ditë e ka vizituar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani në këtë vizite ishte me Rifat Jasharin, i […]
27 nëntori shënon “Ditën e Forcës” ku ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur” due filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00.
E kazermën “Adem Jashari” në këtë ditë e ka vizituar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani në këtë vizite ishte me Rifat Jasharin, i cili është vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Presidentja Osmani në një prononcim për media nga kazerma “Adem Jashari” tha se përulet para punës së pjesëtarëve të FSK-së të cilët janë gati për të dhëne gjithçka për atdhe.
“…bashkë me komandantin e FSK-së dhe ma bacin Rifat pamë për së afërmi pamë gatishmërinë e angazhimin për të dhënë gjithçka për atdhe të burrave dhe grave të ushtrisë sonë, përulemi para punës së tyre”, ka thënë Osmani.
Ajo gjithashtu shtoi se orientimi strategjik i Kosovës është NATO.
“Orientim strategjik kemi anëtarësim në NATO edhe aty ku kemi vendin, pasi FSK po kontribuon në misione jashtë vendit…”, ka shtuar ajo.
Sipas njoftimit të MM-së në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00 deri në 15:00 do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në Kosovë.
Gjithashtu janë parë një numër i konsiderueshëm i personave në kazermën “Adem Jashari”.















