Osmani: Nga momenti që jam bërë nënë, edhe nevojat e përditshme i shoh me një ndjeshmëri shumë më të madhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në "Radar" të Radio Dukagjini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nevojat e çdoditshme të qytetarëve i sheh me një ndjeshmëri shumë më të madhe, që nga momenti kur është bërë nënë.

Në emisionin “Radar” të Radio Dukagjini, Osmani ka deklaruar se ndjeshmëria është ajo e cila duhet konsideruar si forcë.

“Të jesh i ndjeshëm me familjet, në raport me ata që i do…në raport me vuajtjet e popullit tënd, në raport me nënat që kanë humbur fëmijët e tyre, me kërkesat e qytetarëve, unë mendoj se është forcë. Nuk e shoh si dobësi. Prandaj edhe kushdo që tenton, sidomos në raport me gratë, ndjeshmërinë ndaj nevojave të qytetarëve dhe dhimbjes së tyre ta paraqesë si dobësi, unë nuk pajtohem në asnjë moment me këtë vlerësim. Përkundrazi, mendoj se sa më shumë i ndjen ato nevoja, ato dhimbje, aq më mirë punon, sepse nuk është teknike dhe administrative puna jote. Pikërisht, ndjeshmëria të bën më të fortë”, ka deklaruar Osmani.

Tutje, presidentja ka theksuar se një virtyt i tillë e bën vetë punën një kauzë jetësore.

“Nga momenti që jam bërë nënë, jo vetëm që jam bërë shumë më e fortë, mendoj se nënat janë qeniet më të forta në botë, por në të njëjtën kohë edhe nevojat e çdoditshme, problemet e çdoditshme i sheh me një ndjeshmëri shumë më të madhe. Pastaj edhe rrjedhimisht edhe përpjeket janë shumë më të mëdha. Nuk është vetëm punë, por edhe kauzë…kauzë jetësore”, ka thënë Osmani.

Vizita e Osmanit në ambientet e Dukagjinit vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

Për të parë intervistën e plotë, kliko këtu.

Për kanalin e Radio Dukagjini në YouTube, kliko këtu.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika