Osmani nga Vjena: Ujdia e Ohrit ka krijuar momentum të ri për njohje ndërkombëtare

Presidentja, Vjosa Osmani (Foto: Valdrin Xhemaj/pixells)

Presidentja e Kosovës, në konferencën e Institutin Austriak për Politika të Jashtme në qytetin e Vjenës, ku po diskutohet për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ka thënë se Kosova është histori suksesi.

Ajo i ka falënderuar partnerët ndërkombëtar që sipas saj vazhdimisht e kanë mbështetur Kosovën.

Presidentja Osmani, ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ka thënë se ka krijuar momentum të ri, sa i përket integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare por edhe për njohje të reja.

“Ne besojmë që kjo marrëveshje, krijon absolutisht një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shihni dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në 12 vitet e fundit, kjo marrëveshje është ndërmjet dy palëve kontraktuese, dy palëve të barabarta, dy shteteve të barabarta. Në nenin 1 thuhet që respektojnë integritetin territorial, parimin e sovranitetit respektojnë parimet tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të kartës së kombeve të bashkuara”, ka thënë ajo.

Osmani tha se marrëveshja e Ohrit, ka krijuar obligime ligjërisht të detyreushme për Kosovën dhe Serbinë. Sipas saj edhe pse nuk ka nënshkrim të dyja palët detyrohen ta respektojnë atë.

Implementimi i kësaj marrëveshje sipas Osmanit është çelësi për të ecur përpara.

“Neni 4, përcakton e zeza mbi të bardhë, qartë, si zotim të obligueshëm që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin në asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo marrëveshja ka krijuar obligime ligjërisht të detyrueshme për palët, mund të thuhet nuk ka nënshkrim por sic e dini sipas konventës së vienës për traktatet kur ka një përputhshmëri mendimesh dhe me zotimet e BE-së që ta bëjë ligjërisht pjesë të rrugëtimit evropian për dy palët, krijohet diçka që implementimi është çelësi”, ka thënë ajo.

Ajo tha se Kosova është për një rajon ku mbizotëron paqja dhe respektimi i fqinjësisë së mirë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika