Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot një vizitë shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter.

Presidentja Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga presidentja Keller-Sutter në sheshin qendror Bundesplatz në Bern.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime zyrtare me presidenten Keller-Sutter dhe anëtarë të Këshillit Federal të Zvicrës. Ajo gjithashtu do të mbajë një fjalim para Parlamentit të Zvicrës.

Në përfundim të ditës së parë të vizitës, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë një banket shtetëror në nder të presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, duke e cilësuar këtë një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Në ditën e dytë të vizitës, të dyja presidentet do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër kërkimore të Universitetit Saint Gallen.

Përveç kësaj, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim në Gjenevë me diasporën shqiptare