Osmani: Notre Dame – simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam. “Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”, ka shkruar Osmani. […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.
“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”, ka shkruar Osmani.
E para e shtetit, ka theksuar se Notre Dame, është një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, që vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore.
Osmani më herët ka publikuar më herët një fotografi duke shtrënguar duar me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në ceremoninë e Katedrales e cila u dogj në vitin 2019.















