Osmani: Nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

E pyetur nëse do të kandidojë si presidente apo deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa theksoi se mbështetja kryesore për të vjen nga qytetarët.

“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.

“Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo.

Ajo bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.

“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.

E pyetur për kundërshtimet e disa ish-deputetëve të LDK-së ndaj rikthimit të saj në politikë, Osmani tha se fokusi i saj mbetet tek qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.

“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika