Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me ministren e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Kazakistanit, Zulfia Suleimenova. Ata kanë diskutuar për ndryshimet klimatike në botë.

“Angazhimet e Kazakistanit në mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë ndikim pozitiv në rajonin më të gjerë të Azisë Qendrore”, ka thënë shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani.

Tutje, ai ka thënë se “Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të vazhdojë t’i mbështesë projektet për ekoportet në Kazakistan”.

E gjithë kjo sipas Osmanit do të bëhet për “përmirësimin e lidhjes tregtare dhe të transportit midis Azisë Qendrore dhe Evropës”.