Osmani: Papa Françesku, një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë
Miliona njerëz anembanë botës janë në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Argjentinë, ishte papa i parë nga Amerika Latine dhe gjithashtu papa i parë jezuit në historinë e Kishës Katolike. Presidentja e Republikës […]
Miliona njerëz anembanë botës janë në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Argjentinë, ishte papa i parë nga Amerika Latine dhe gjithashtu papa i parë jezuit në historinë e Kishës Katolike.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur pikëllimin për këtë humbje të madhe shpirtërore.
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani.















