Osmani para deputetëve: Kosova asnjëherë s’ka pasur politikë të jashtme më aktive e më të koordinuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më të koordinuar dhe të fokusuar vetëm në interesin e Kosovës sesa tash, duke theksuar se tashmë "nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, për të shtyrë agjenda puroindividuale e flirtime me Rusinë e Serbinë"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se gjatë vitit 2022 në cilësinë e presidentes ka investuar fuqishëm në zgjerimin e marrëdhënieve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kemi marrë hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dje nënshkruam aplikimin zyrtar të Kosovës për anëtarësim në BE, e cila është objektiv i yni strategjik, që na sjell një hap më afër synimit historik të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më të koordinuar e fokusuar vetëm në interesin e Kosovës sesa tash.

“Kosova s’ka politikë të jashtme po thonë ca zëra, natyrisht që ka, më në fund ka” duke shtuar se nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, për të shtyrë agjenda puroindividuale, flirtime me Rusinë e Serbinë, nuk ka intervista të paguara për promovim të liderëve të caktuar.

Ajo ka thënë se në të gjitha samitet BE-Ballkan Perëndimor, ka potencuar se kishte një gjë të përbashkët në fokus, që Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Gjatë këtij viti kemi arritur të konsolidojmë Kosovën si nismë të forumeve ndërkombëtare”, ka vijuar ajo.

E para e vendit ka përmendur edhe raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se në Washington DC, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka theksuar se partneriteti i ShBA-së me Kosovën mbetet i palëkundur.

“Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm”, duke shtuar se garancia amerikane dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm se ShBA-në.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sfidat e politikës së jashtme natyrisht që janë të panumërta, sepse gabimet paraprake kanë qenë të mëdha.

“Politika jonë e jashtme është në shërbim të plotë të funksionimit të shtetit tonë e promovimit në arenën ndërkombëtare”.

“Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ketë vend për ata që e shfrytëzojnë si trampolinë për t’u pasuruar”

Ndër të tjera, presidentja Osmani ka thënë se me pandeminë mori hov edhe pandemia e dhunës ndaj grave, e që ky fenomen, siç thotë ajo, duhet të shihet si emergjencë kombëtare.

“Vetëm në pesë vitet e fundit, 14 mijë raste të dhunës në familje, shumica dërmuese viktima ishin vajzat e gratë”, ka thënë ajo duke theksuar se nga “viti 2010, 50 gra janë vrarë nga burrat, vetëm pse ishin gra”.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se dhuna vazhdon të frymojë në heshtje, pasi ka shumë dhunë që ende nuk është raportuar.

“Nuk kemi jetë grash e vajzash për të humbur. Vetëm në periudhën 2016-2019, 2/3 e rasteve të dhunës ndaj grave janë parashkruar”.

Ajo ka theksuar se në sistemin e drejtësisë, nuk duhet të ketë vend për ata që e shfrytëzojnë si trampolinë për t’u pasuruar.

 





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika