Osmani: Pas 17 shkurtit, 28 janari – dita më e rëndësishme kudo në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, e ka quajtur zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër si ngjarje të jashtëzakonshme dhe të shumëpritur

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut në Debat Plus në RTV Dukagjini/ 29 janar 2024

Zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, e quan të jashtëzakonshme e të shumëpritur.

Kjo për shkak se, sipas tij, shqiptarët kanë qenë popull i përjashtuar e i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se pas pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në këtë shekull, 28 janarin e konsideron si ditën më të rëndësishme në rajon.

“E jashtëzakonshme, gjatë kohë e pritur, shumë emotive. Për shkak se ne kemi qenë popull i përjashtuar atje, i nënçmuar, i degraduar, jashtë sistemit, jashtë shtetit, jashtë shkollave, jashtë universitetit. Në vitin 2004 e kam pasur punësimin e parë si shqiptari i parë në institucion, 20 vite pas zgjidhet kryeministri shqiptar. Kjo është shumë me ngarkesë emocionale për njerëzit, në Maqedoni është festë, pas 17 shkurtit, në këtë shekull, 28 janari është dita më e rëndësishme kudo në rajon”, u shpreh ai në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus.

Osmani thekson se qëllimi final i tyre është barazi e njerëzve por edhe barazi e bashkësive etnike, apo e komuniteteve.

“Të gjithë ishin skeptikë, marrëveshja përfshinte kryeministrin”

Narrativi, titulli i fushatës së BDI-së ka qenë koha për kryeministrin e parë shqiptar, thotë ministri Osmani.

“Të gjithë ishin skeptikë, askush nuk e besonte, mendonin se ishte truk elektoral, pastaj marrëveshja për formimin e Qeverisë, një prej pikave ishte edhe kryeministri i parë shqiptar. Edhe nëse ka pasur ekzaltime të tepruara që janë të natyrshme, nuk është punë e lehtë që të jesh kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e të mos ekzaltohesh. Cdo familje është ndier zot në shtëpinë e vet”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika