Osmani pas deklaratave të Szunyog: Institucionet e sigurisë thonë se incidentet ndëretnike kanë rënie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Kosovë ka rënie të incidenteve ndëretnike, duke demantuar Shefin e zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Tomas Szunyog i cili një ditë më parë kishte deklaruar se në qytetin e Vushtrrisë janë rritur ato 'incidente'

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Pas një deklarate të Shefit të zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili të martën kishte thënë se në qytetin e Vushtrrisë ka rritje të incidenteve ndëretnike, ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, e cila e ka thënë të kundërtën.

Në një konferencë në qytetin e Pejës, Osmani ka deklaruar se pas shkrimit të Shefit të zyrës së Bashkimit Evropian, i ka kontaktuar të gjitha institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe se, sipas saj, ata kanë bërë të ditur se nuk ka rritje të këtyre incidenteve.

Osmani ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë e kanë njoftuar se numri i incidenteve ndëretnike ka rënë nën 0.03%.

Sipas presidentes Osmani, është duke u punuar që ky numër të bjerë në zero.

“Numri i incidentëve ka rënë nën 0.03%. Pas kësaj deklarate të tij, kam kontaktuar me institucionet e sigurisë, dhe kanë thënë se s’ka rritje të incidenteve ndëretnike… Këto janë informatat nga institucionet tona, nga ata që rrinë ditë e natë në terren, përgjigja e tyre është që nuk ka rritje të incidenteve. Ne po punojmë që niveli i incidenteve të bjerë në zero”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani është pyetur edhe për incidentin e pretenduar në Festën e Abetarës, ku pretendohej se disa fëmijë të komuniteteve pakicë ishin lënë anash për të festuar.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka, një gjë e tillë nuk ka qenë e vërtetë.

“E vërteta nuk ka qenë fare si është paraqitur, për detaje mund të ju informojë kryetari i komunës. Jemi të përkushtuar që diskriminimi të mos gjejë vend në Kosovë. Në veçanti fëmijët të ndihen se janë të mbrojtur dhe ta zhvillojnë potencialin e tyre”, ka deklaruar ajo.

Presidentja Osmani flet për Trustin Pensional

Kur pyetet se cili është qëndrimi i saj lidhur me mundësinë e tërheqjes së mjeteve monetare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trust), presidentja Osmani ka thënë se ky vendim i takon deputetëve të kuvendit dhe jo presidencës.

Megjithatë, ajo ka inkurajuar deputetët që të marrin një vendim i cili mbron interesin afatgjatë të qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është detyrë e të zgjedhurve të popullit, dhe në momentin që ata e marrin vendimin, tek pastaj ai vendim në formë ligji mund të vijë. Nëse kalon, do të vijë te unë në presidencë për shqyrtim. Janë analiza që për momentin duhet të bëhen në nivel të kuvendit të Kosovës, pa ndërhyrje të institucioneve të tjera”, ka thënë ajo.

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Komunën e Pejës, në kuadër të vizitave të saja në të gjitha komunat e Kosovës.

Shefi i BE-së në Kosovë vizitë në Vushtrri takon edhe komunitetin serb

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika